Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmoi Shkodrën.
Behet me dije se lënda plasëse ka qenë e vendosur pranë drejtorisë së Operatorit Shëndetësore në Shkodër, konkretisht pranë mjetit të drejtoreshës Suida Kuka. Akoma nuk është zbardhur nëse është kjo e fundit sheënjestra.
‘Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.’- njofton policia