Paratë ‘pa zot’ që mori pastruesja nga shtëpia e ish-shefes së Ahmetaj, habit Saimir Kodra: Janë të miat, policia të m’i kthejë

400 mijë euro të vjedhura nga pastruesja Rozeta Dobi nuk dihet ende se kujt i përkasin. Pastruesja ka vjedhur rreth 120 mijë euro te shtëpia e ish-zyrtares Alda Klosi, si dhe bizhuteri të ndryshme.

Por 400 mijë eurove nuk u ka dalë pronari… Me këtë situatë, gazetari Saimir Kodra ka vendosur të ironizojë, duke deklaruar se paratë janë kursimet e jetës së tij.Ai madje i ka bërë apel policisë t’ia kthejë:

Saimir Kodra: Sot unë dua të dal me, dua të bëj një deklaratë publike për Po licinë e Shtetit që ka disa ditë për një pastruese që ka vjedhur ca para.

Janë 400 mijë euro, ato janë të mijat. Gent Zenelaj: Ato që nuk po i del zot njeri? Nuk e thoje dot që ditën që janë vjedhur?

Saimir Kodra: Sot, sepse mendoja a ta them a mos ta them…Më janë vjedhur në makinë ka qenë një qese e bardhë, policia të m’i sjellë në tv ose te shpia.

Gent Zenelaj: Se deri tani s’po i del njeri! Saimir Kodra: Pse jo, njëri del thotë më kanë vjedhur unazën, tjetri varësen, janë të mijat. Policia të bëjë formalitetin procedurat dhe të m’i kthejë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej