Parisi merr vendimin: Nga shtatori nuk do të lejohet më qarkullimi me skuter elektrik

Parisi voton për ndalimin e qarkullimit të skuterëve elektrikë. Qytetarët e kryeqytetit francez me 90% të votave kanë kërkuar heqjen nga rrugët e skuterava elektrikë me qira.

21 qendra votimi u ngritën në të gjithë qytetin të dielën dhe ishin të hapura deri në orën 19:00 me orën lokale. Edhe pse 1.6 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë, pjesëmarrja ishte e ulët, ku pjesëmarrja në referendum ishte vetëm 7.46%.   Vendimi do të zbatohet nga 1 shtatori.

Operatorët e skuterëve vunë në dukje pjesëmarrjen e ulët të votuesve teksa kërkojnë kompromise dhe një rishikim të vendimit.

Parisi ishte një pionier kur prezantoi e-skuterët, në vitin 2018, ndërsa autoritetet e qytetit kërkuan të promovonin format jo ndotëse të transportit urban.

Por ndërsa automjetet me dy rrota u rritën në popullaritet, veçanërisht në mesin e të rinjve, u rrit edhe numri i aksidenteve.  Vetëm në vitin 2022, tre persona vdiqën dhe 459 u plagosën në aksidente me e-skuter në Paris.

Parisi raportohet se ka afro 15 mijë e-skutera nëpër rrugët e tij. Kundërshtarët argumentojnë se përdoruesit e e-skuterëve nuk respektojnë rregullat e rrugës dhe rregullisht shkelin një ndalim për të hipur në trotuare.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej