Parlamenti miratoi Marrëveshjen e Menaxhimit të Butrintit, Yuri Kim: AADF s’ka qenë kurrë për fitim ose shfrytëzim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas miratimit në Parlament të Marrëveshjes së Menaxhimit të Butrintit. Nisur nga akuzat e shumta që janë bërë në lidhje me këtë projekt për menaxhimin e Parkut Kombëtar në jug të Shqipërisë, diplomatja amerikane kujdeset të kujtojë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk është përdorur asnjëherë për fitim apo shfrytëzim.

Yuri Kim kujton se AADF është krijuar në vitin 2009 me mbështetjen e USAID për të mbështetur dhe për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri.

“Që atëherë, AADF ka akorduar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr mbi 300 milionë dollarë nga investitorë të tjerë.”

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej