Pas më shumë se 5 orësh, Arben Ahmetaj del i tronditur nga SPAK, nuk u përgjigjet gazetarëve

Pas më shumë se 5 orësh, ka përfunduar dëshmia e ish.zvkryeministrit Arben Ahmetaj në SPAK. Megjithatë ai refuzoi që t’i përgjigjej interesit të lartë të gazetarëve, por shumë shkurt tha se ishte për të sqaruar pozicionin e tij.

Ai është shprehur i gatshëm që të paraqitet edhe herë të tjera nëse do të thirret nga SPAK.

Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej