Pas protestës së djeshme, Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës. Ja çfarë njofton

Ish kryeminstri Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social për një tjetër lëvizje. Një ditë pas proteste Berisha ka njoftuar se në orën 12:00 do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët, që tashmë është kthyer traditë e ish-kryeministrit.

Berisha shkruan: “Mirëmëngjes miq, Pas protestës madhështore mbrëmë, ju ftoj të më ndiqni në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, sot në orën 12.00”

Kujtojmë që një ditë më parë, Sali Berisha dhe opozita mbajtën një protestë, ku mijëra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha dha disa mesazhe, ku ndër të tjera e shpalli kryeministrin Rama armik.

“Edi Rama, ne të dy jemi armiq, është e rëndë ta them këtë por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr. Ti do vetëm pushtetin kurse unë me këta bura, gra, djem e vajza kemi parim lirinë dhe vetëm lirinë.

Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten duke varfëruar e poshtëruar qytetarët ndërsa unë dhe këta protestues këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin”, tha nder te tjera Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej