Pas debateve të forta në seancën e sotme plenare, gratë demokrate dhe ato socialiste janë bërë bashkë për një kafe dhe disa ëmbëlsira.
Disa foto të shkrepura në lokalin e brendshëm në Kuvend tregojnë zonjat të bashkuara rreth një tryeze të improvizuar me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Takimi erdhi në kuadër të afrimit të mbylljes së sesionit parlamentar.