Pas vrasjes për qiranë e banesës në Shkodër, ekzekutori bëri veprimin e papritur ndaj dëshmitares

Fill pas vrasjes së Petrit Vuksanit, ekzekutori i krimit nën kërcënimin e armës ka shkuar në një banesë duke i kërkuar të zonjës së banesës që të mos raportojë në polici ngjarjen.

Në dëshminë  dhënë para uniformave blu grua e marrë “peng”, nga Lekë Vuksani është shprehur se 34- vjeçari e njihte mirë zonën se më përpara kishte jetuar në një shtëpi tjetër me qira.

Sipas saj ai është futur në banesë me armë në dorë dhe i ka kërkuar që të mos bëjë asnjë reagim.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë 34 vjeçari ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij Petrit Vuksanin i cili kishte rreth një muaj i ardhur nga Anglia.

51 vjeçari shkoi për të nxjerrë jashtë Lekë Vuksanin që ia kishte dhënë shtëpinë me qira për shkak se nuk kishte kryer pagesat. 34 vjeçari u rikthye në banesë duke e gjetur të vetëm Petrit Vuksani ndërsa qëlloi ndaj tij me automatik duke e lënë të vdekur në vend, ngjarje që ndodhi më 2 prill rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Pas 21 orësh kërkimesh, policia e Shkodrës dhe Forcat Renea bënë arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj vrasje Lekë Vuksani si dhe u sekuestrua edhe arma e krimit. Viktima dhe autori nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, vetëm njiheshin duke qenë se të dy janë nga Dukagjini.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej