“Pas zhdukjes së tij atentatet u ndërprenë”, Artan Hoxha mbi fatin e Ervis Martinajt: Autoritetet besojnë…

Gazetari Artan Hoxha ka folur edhe një herë për misterin e zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Hoxha tha se autoritet ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare, por që sipas tij kanë një version që është ai i rrëmbimit dhe më pas ekzekutimit të Martinajt.

Ndër të tjera gazetari tha se pas zhdukjes së Martinajt atentatet u ndërprenë në vend.

“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha për “Kjo Javë”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej