Pasojat e zhvlerësimit të euros ndihmon kredimarrësit, por dobëson eksportet

Për herë të parë në 20 vite euro vlen më pak se dollari. Ky është një gur i rëndësishëm në historinë financiare, ndërsa zhvlerësimi i monedhës evropiane ka bërë jehonë edhe në vendin tonë, që Bllokun e ka partnerin më të rëndësishëm tregtar, ndërsa rreth 50% e ekonomisë përdor monedhën evropiane.

Edhe në vendin tonë euro ka arritur nivele të reja të minimumit historik duke u këmbyer me 117 lekë.

Edhe pse Banka e Shqipërisë në ankandin e fundit bleu 13 milionë euro në treg, rënia sërish nuk u ndal. Për ekspertët arsyet janë më shumë të brendshme, sesa të jashtme.

“Është rritur ndjeshmëria për pastrimin e parave që nga lançimi i idesë për ligjin e amnistisë fiskale, por edhe me rritjen e lejeve të ndërtimit, sektori që e thith më shumë këtë monedhë. Faktori i tretë janë edhe prurjet nga sezoni turistik”.

Por si pritet të ndikojë ky zhvlerësim i euros në Shqipëri.

“Më së shumti ndihmon shtetin tek borxhi publik, që do tregohet agresiv për të paguar interesat. Nga ana tjetër humbasin ata që kanë kursime në euro se zhvlerësohet monedha, ndërsa përfitojnë kredimarrësit e rinj. Këta të fundit duhet të diversifikojnë portofolet dhe të investojnë edhe tek monedha të tjera si dollari apo paundi britanik.

Sa i përket tregtisë, për shkak të informalitetit shumë pak reflektohen uljet dhe ngritjet në kursin e këmbimit. Thënë ndryshe tregtarët tanë kanë një kurs këmbimi të tyren jashtë atij zyrtar dhe me anë të saj parandalojnë të gjitha problemet e tregut të brendshëm që vijnë si nga informalitetit, problemet e korrupsionit, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe mosstrukturimin e duhur të tregut”.

Eksperti Gjokutaj gjithashtu propozon që duhet një politikë monetare e re për të ndihmuar ekonominë, sepse dobësimi i euros ul eksportet shqiptare dhe rrit më tej inflacionin”

“Nëpërmjet printimit të parasë dhe shtimit të saj në qarkullim, qeveria do jetë e aftë të shlyejë më shpejt faturat e saj për të përndjekurit, për rimbursimet e TVSH-së etj. Kjo do përkthehet në përfitim për qytetarët pasi ata do të kenë më shumë para nëpër duar dhe do jenë më të aftë të përballojnë kostot e rritura të jetesës”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej