Pazari i ndyrë për Himarën: Pakti sekret i priftit greko-amerikan me Berishën e Ramën para 14 majit

Fredi Beleri nuk nuk është më as një personazh i minoritetit, dhe as një politikan lokal i Himarës. Ai është thjesht një letër e vjetër në 52 kartat që Athina lëviz në Shqipëri prej vitesh.

Por ajo që është e rëndësishme sot, është një dokument shumë i rëndësishëm i hartuar nga një OJF amerikane, e cila për llogari të Kongresit të SHBA ka përgatitur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Pjesë të këtij raporti, bëhen të ditur nga burime diplomatike, të cilat arrijnë në përfundimin se Fredi Beleri nëse do të donin autoritetet nuk mund të zgjidhej si kandidat.

Kjo sepse në zgjedhjet e vitit 2021, Fredi Beleri u rrëzua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ç’ka automatikisht mund të kishte ndodhur edhe këtë herë.

Bazuar në këtë precedent ishte krejt e thjeshtë që i njëjti vendim të merrej edhe për kandidaturën për kryetar bashkie. Madje, as që do të merrej fare në konsideratë. Nëse do vinte si propozim, KQZ nuk e merrte në shqyrtim, pasi këtë subjekt e ka kaluar më parë, e sipas vendimit, ai është i pakandidueshëm. Por jo! Beleri u kandidua zyrtarisht, mazhoranca heshti, opozita nuk tha asnjë fjalë, PD e Lulzim Bashës madje u bëri të ditur strukturave në Himarë, që të lënë të përleshen “çakejtë mes vedi”.

Po ç’kishte ndodhur vallë, që Fredi Beleris, kësaj radhe u kthye në armën kryesore të Sali Berishës e Ilir Metës për të rrëzuar Edi Ramën. Rrëzuar Edi Ramën? Në fakt, as nuk i ka shkuar ndër mend, pasi edhe kryeministri ka luajtur me të njëjtin skenar me Berishën e Metën, thjesht që ua futi në fund, siç e pamë dhe tani, vendi po vuan pasojat e një ngrice me Greqinë, por edhe probleme me BE.

Strumbullari i gjithë këtyre zhvillimeve është një lobim i fuqishëm nga SHBA, i një prej lobeve më të forta të grekëve atje. Këtë e ka pranuar vetë Edi Rama, gjatë një interviste televizive, ku përmendi se është takuar me eksponentë të federatës panhelenike në SHBA.

Po pse e mbajti të fshehtë? Kur u takuan? Me kë dhe çfarë biseduan? Si ka mundësi që e gjitha të mbetet një material sekret, kur është një çështje me sensibilitet të madh publik, por edhe kombëtar?

Po mirë Edi Rama as e rruan për njeri dhe bën siç do vetë, siç ka bërë këto 10 vjet, po opozita pse nuk e ka ngritur zërin, siç bën kur sulmohet doktori apo Ilir Meta? Sepse edhe opozita, të gjitha pjesët e saj janë takuar me delegacionin e lobit grek në SHBA. I cili ka operuar pa zhurmë në Tiranë, me ndërmjetësinë e kryepeshkopit Anastas Janullatos, por edhe të intelektualëve që marrin pjesë në këshillin e kishës ortodokse, e që janë pjesë si të PD, ashtu edhe të PS apo partive të tjera.

Siç mësohet, delegacioni është drejtuar nga dy klerikë ortodoksë në SHBA, njëri prej të cilëve me origjinë nga Dhërmiu, e që familjarët e tij janë arratisur pas Luftës së Dytë Botërore, njëherë në Greqi e më pas në SHBA.

Prifti nga Dhërmiu është një eksponent i fortë i lobit grek në SHBA, ndërkohë që vjen nga një familje që ka pasur lidhje të forta me shërbimin sekret grek gjatë viteve të diktaturës komuniste. Ai ka insistuar në të gjitha takimet që Fredi Beleri duhet lejuar që të kandidojë më 14 maj, e që nuk duhet ta prekë askush. Këto negociata i ka bërë me Ramën në mënyrë direkte, ndërkaq, me Sali Berishën e Ilir Metën, ka diskutuar në lidhje me kandidimin, mbështetjen dhe ofrimin e të gjithë infrastrukturës së strukturës politike të PD-së në Himarë.

Ndërkaq, një takim e ka zhvilluar edhe me një eksponent të PD-së së Bashës, duke ju kërkuar që të mos përzihen dhe të mos vendosin kandidat.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së para 14 majit, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka insistuar që të vendoset kandidaturë në Himarë, por kjo është kundërshtuar nga Bardhi e Tabaku.

E kështu është mundësuar gati gjithçka për të bërë të mundur që Tirana të mos e ndalojë Fredi Belerin, kurse Athina do të financonte dhe mbështeste fushatën, me para e njerëz të importuar siç dhe ndodhi.

Në fshatrat e Labërisë, pati oferta të rënda për tu dhënë shtetësinë greke, pra pasaporta shumë banorëve të njësisë së Kuçit. Këtë e pranoi vetë deputeti i PS-së, Petro Koçi.

Ndërkaq, goditja ndaj Fredi Belerit, ka ardhur siç mësohet pasi përveç blerjes së votës, në Himarë është luajtur rëndë, çka është zbuluar menjëherë nga shërbimet inteligjente aleate. Të cilat kanë vepruar shpejt për të ndalur një përkeqësim të situatës, ku sinjalet flisnin për një tensionim të niveleve të larta, thuajse në një kohë kur në veri të Kosovës gjendja ishte në shpërthim.

Edi Rama e ka marrë sinjalin si pasojë e detyrës pikërisht dy tre ditë para arrestimit, ndaj edhe ka nisur ta sulmojë Fredi Belerin, i trimëruar nga aleatët. Por të ishte për të, jo vetëm që Beleri do ishte kryetar sot, por Athina do të sponsorizonte gardhet “helenike” në Dhërmi, Palasë e lagjet e Himarës. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej