Pedagogu tregon kush duhet ta bëjë ndarjen e re territoriale: Të ngrihet një ekip specialistësh nga të gjitha fushat, deputetët s’kanë shkollë

Romeo Gurakuqi, pedagog dhe ish-deputet i PD, thotë se Kuvendi duhet të ngrejë një grup specialistësh nga të gjitha fushat për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë. Sipas tij, deputetët kanë arsim të papërshtatshëm dhe të paplotë.

“Projekti i ndarjes se re territoriale te Shqiperise do te duhet te hartohet prej nje ekipi specialistesh te historise, antropologjise kulturore, gjeografise se Shqiperise, te drejtes, te ekonomise, te pushtetit vendor, etj”, shkruan pedagogu.

Gurakuqi thotë se nuk është e nevojshme që të bëhen ekipe të mëdha dhe tryeza formale propagandistike, por mjafton një numër i mirëfilltë specialistësh.

“Shqiperia duhet te rivendoset ne balancen historike te filleses shteterore te epokes moderne, balance e dhunuar nga diktatorialet dhe e injoruar per inerci shume gjate nga tranzicionistet; te drejtat komunitare do te duhet te respektohen; kushtet per zhvillim te njesuar dhe simetrik do te duhet te krijohen; bazamenti juridik per perfaqesim elektoral te te gjitha krahinave ne Parlamentin e Shqiperise dhe te te gjitha komuniteteve ne parlamentet krahinore, duhet te ristabilizohen; e drejta e emigranteve per te votuar ne kolegjin elektoral te origjines  nga kane ikur, duhet te garantohet”, vijon ai.

Shënimi i plotë i Romeo Gurakuqit:

Percaktimi i kritereve te ndarjes se re territoriale e Shqiperise nuk do te duhet te jete ne tager te vleresimit te deputeteve te Parlamentit te Shqiperise, per shkak te mungeses se dukshme te kompetences dhe nga sa kuptohet prej disa deklaratave te tyre qe permbajne numra pa lidhje logjike, edhe te arsimimit te papershtatshem dhe te paplote.

Projekti i ndarjes se re territoriale te Shqiperise do te duhet te hartohet prej nje ekipi specialistesh te historise, antropologjise kulturore, gjeografise se Shqiperise, te drejtes, te ekonomise, te pushtetit vendor, etj. Nuk eshte e nevojshme te ndertohen ekipe te medha, as te zhvillohen tryeza formale propagandistike me pjesemarres qe nuk kane lidhje me kete reformim. Do te mjaftonte emerimi i nje ekipi te vogel specialistesh te mirefillte dhe konsulenca me njohesit krahinore te etnografise, territorit dhe nevojave zhvillimore.

Shqiperia duhet te rivendoset ne balancen historike te filleses shteterore te epokes moderne, balance e dhunuar nga diktatorialet dhe e injoruar per inerci shume gjate nga tranzicionistet; te drejtat komunitare do te duhet te respektohen; kushtet per zhvillim te njesuar dhe simetrik do te duhet te krijohen; bazamenti juridik per perfaqesim elektoral te te gjitha krahinave ne Parlamentin e Shqiperise dhe te te gjitha komuniteteve ne parlamentet krahinore, duhet te ristabilizohen; e drejta e emigranteve per te votuar ne kolegjin elektoral te origjines  nga kane ikur, duhet te garantohet.

Reforma Territoriale Administrative shkon e lidhur ngushte me Reformen Elektorale dhe Korigjimin strukturore te Ligjit mbi Partite Politike. Kryerja me drejtesi dhe kompetence e reformes se pare do te krijoje kushtet per rivendosjen e kufizave me te drejta per perfaqesine parlamentare. Por rezultati qe pret publiku nga dy reformat e para ne asnje rast nuk do te jete ai qe shpresohet, ne qofte se partite politike nuk do te shnderrohen ne organizata te mirefillta demokratike, elitare, te ndryshme nga njesite fondmbledhese ilegale, strukturat familjare dhe nepotike dhe vendet e grumbullimi te perfituesve te te gjitha llojeve.

Pyetja eshte kush mund ta udheheqe kete proces  te nderlikuar dhe te ndervarur tre dimensional per te cilin eshte i interesuar publiku?

Sa eshte e interesuar qeveria dhe klasa politike ne teresi, per reformimin e njimendte te sistemit politik shqiptar, qe deri me tash dhe keshtu sic eshte, ka prodhuar ‘mbreter’ dhe besnike, korrupsion, perfaqesi te pilotuar, taraf, sundimin e oligarkise dhe zbrazje te vendit?

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej