Pedonalja e Shkodrës, nga ekstremistja Voltanë, tek ekstremisti Bardh

Një nga punët e pakta por të duartrokitura të kryetarit të Bashkisë Shkodër ishte pastrimi i pedonales nga kioskat e Voltanës. Të vendosura nga disa biznesmenë me parime zhvatëse, pa kurrëfarë vlerë estetike ato vetëm ndotnin qëndren historike të një qyteti me vlera kulturore dhe turistike. Vendosja dhe heqja e atyre kioskave ka qenë herë pas here subjekt i lajmeve tona.

Pasi mori duartrokitjet e merituara nga shkodranët të gjithë po prisnin projektin e kryetarit të ri të Bashkisë, mirëpo si gjithmone erdhi zhgënjimi. Kioskat u hoqën se i mbaroi kontrata dhe kaq, nuk ka projekt tjetër, nuk ka asgjë, pedonalja humbi gjallërinë, bizneset janë një hap nga falimentimi edhe ndonëse jemi në kulmin e sezonit.

Nëse nga njëra anë Voltana u tregua ekstremiste në vizionin e saj për zhvillimin e qëndres së qytetit, kryetari i ri Spahia i gjendur edhe nën presion nga punët e mbrapshta të paraardhëses po tregohet edhe më ekstremist duke mos bërë asgjë për pedonalen e qytetit. Shumë shkodranë pretendojnë se Spahia po e lë qëllimisht pas dore pedonalen për të zhvilluar pjesë të tjera të qytetit që ai i ka më me përparësi e ka dhe interesa tjera, por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi.

Qëllimi jonë është ti sjellim në vëmendje pedonalet e dy qyteteve që Spahia i ka vizituar shpesh, Firencen dhe Parisin.

Tavolina me diameter rreth 70 cm sa për 4 gota verë dhe diçka shoqëruese, karrige të thjeshta, elegante por jo shumë të rehatshme (që të mos rrinë të njëjtët njerëz me orë të tëra) dhe thuajse të gjitha uniforme në design. Hapësira që zënë rreth 40 % e asaj që ishte në kohën e Voltanës ndërsa kapaciteti i klientëve pothuajse njësoj.

Kryetari ja imponon bizneseve, bizneset klientëve, pedonalja gjallërohet dhe “voila” të gjithë të kënaqur.

Mendoje si ide kryetar, mbase e zhvillon më tej dhe e implementon… këtë verë./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej