“Për të shpëtuar klientët e tij, Rama do përdorë…”, deputeti i PD-së nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të hetojnë deri në fund këtë aferë të madhe!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale.

Sipas Shehaj, ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Edi Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale.

Më këtë nismë sipas deputetit të PD-së, i hiqet mundësia prokurorisë së posaçme antikorrupsion që të hetojë kompanitë fantazma, të cilat kanë si ‘pronarë’, punëtorët e krahut, lavazhierët apo kamerierë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej