Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka mbërritur në seancën parlamentare, ditën e sotme (4 shtator), me brisqe rroje.
Gjatë një deklarate para Kuvendit, ai ironizoi duke thënë se brisqet e rrojës ia ka sjellë qeverisë.
“Ia solla qeverisë ta sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin”, tha ai.