Përleshje në Itali, 52-vjeçari shqiptar u vra për një borxh 500 euro

Ragip Kolgeci është 52-vjeçari kosovar i cili u vra me thikë gjatë një përleshje mes dy bandave në zonën e Fierës në Treviso mbrëmjen e së mërkurës.

Gjithashtu gjashtë persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital për mjekim të specializuar.

Në pranga kanë rënë dy kosovarë mëngjesin e së enjtes, mes tyre një 32-vjeçar i njohur për policinë.

Raportohet se të gjithë personat e përfshirë në sherr punojnë në sektorin e ndërtimit dhe gjithçka ndodhi për në borxh më pak se 1 mijë euro.

Si ndodhi ngjarja

Një furgon i mbushur me njerëz dhe disa makina mbërritën në vendgjarje. Të tjerët të mbërritën në këmbë, duke shkuar në një numër prej gati 20 personash.

Banda doli nga furgoni me shkopinj në duar dhe iu drejtuan viktimës dhe familjes së tij.

Pasi goditëm 52-vjeçarin me shkelma e grushte, e qëlluan për vdekje me thikë.

Në vendngjarje u gjetën disa shkopinj me gjak dhe këllëfi i një thike. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur përballë një lokali kinez. Pronarja, sapo dëgjoi britmat, mbylli dyert, por duket se një i ri mes të përfshirëve në ngjarje ka arritur të strehohet brenda lokalit.

Dy të arrestuar

Disa orë pas krimit u arrestuan Afrim Manxhuka, 52-vjeç dhe Valmir Gashi, 32 vjeç. Ky i fundit po hetohet për përfshirje në vrasjen e Luciano Paro, më 8 maj 2021.

Njëri prej tyre u arrestua spitalin në Oderzo, tjetri është gjetur në shtëpinë e tij në Treviso pas krimit..

Një pjesë e përleshjes është kapur nga kamerat e sigurisë. Viktima kishte lëndime vdekjeprurëse në kokë dhe këmbë.

Motivi i krimit

Vrasja e Ragip Kolgecit ndodhi për shkak të një borxhi prej 500 eurosh që djali i tij kishte. Viktima ka tentuar të mbrojë djalin e tij. Të dy palët kishin lënë takim mbrëmjen e 12 tetorit, por të dy bandat u mbërritën në vendngjarje të armatosura dhe menjëherë filloi përleshja, më pas epilogu tragjik. Personat e përfshirë ishin të gjithë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej