Qarku i Lezhës u përfshi nga stuhi me reshje të dendura shiu paraditen e kësaj të mërkurë, të cilat sollën probleme.
Në Shëngjin ujerat e zeza dolën në sipërfaqe, duke mbuluar një pjesë të akseve rrugore.
Ndërkohë moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi, plazhet në zonën turistike të Shëngjinit.
Përmbytjet u regjistruan edhe në qytetin e Lezhës.
Lideri demokrat, Sali Berisha postoi një video nga përmbytjet në qytet, me mbishkrimin: “Kur të përmbysin dhe shirat e verës!”