Përplasi fëmijën teksa po notonte në breg të detit në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari! Sekuestrohet skafi

Vetëm një ditë pasi përplasi një fëmijë të mitur 7 vjeç, teksa po notonte në breg të detit në plazhin e Jonufrës, policia ka arrestuar 40-vjeçarin A.K, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

40-vjeçari u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej