Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në “Transballkaniken” e qytetit të Vlorës, ku një makinë përplasi një kalimtare dhe më pas goditi një makinë tjetër.
Shoferi, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit të rëndë, është Arlind Lagji, ish-drejtor i Doganës në Fier, i cili pak kohë më parë u bë protagonist i një skandali të denoncuar mediatikisht.
Teksa ishte në detyrë, ai kërcënonte me vdekje dhe shantazhonte dhe kishte dhunuar fizikisht qytetarin Algert Belulaj. Ky i fundit iu drejtua emisionit “Ora Investigim” për të bërë publik denoncimin.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:40, shtetasi Arlind Lagji rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.