Përplasje mes muxhahedinëve dhe policisë në Durrës, ka të vdekur

Një person ka humbur jetën gjatë operacionit të SPAK dhe policisë në Manzë. Është kjo deklarata që është bërë pak minuta më parë nga zëdhënësi i muxhahedinëve. Në një komunikim  zëdhënësi e konsideron brutal operacionin e policisë, ndërsa thotë se ka një të vdekur në radhët e opozitarëve iranianë që ndodhen prej 10 vitesh në Manzë.

Jozyrtarisht mësohet se person i ka humbur jetën si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur nga ana e policisë, pasi është bërë rezistencë gjatë kontrollit.

Burime thanë se në kampin e Manzës ndodhen më shumë se 2 mijë trupa policie nga disa rrethe të vendit. Në total dyshohet se janë lëshuar 70 urdhërarreste, për veprën penale të terrorizmit, por një gjë e tillë mbetet për tu konfirmuar në vijim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej