Përse kaq shumë nervozizëm për të na mbushur mendjen se Ilir Meta nuk ka qenë spiun

Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rreth rë cilit po vërtiten këto ditë të gjitha mediat, portalet, por edhe mediumet politike dhe publike.

E siç ndodh pothuaj gjithmonë në të tilla raste, të vërtetat e hamendësimet, faktet dhe komentet rreth tyre i hapin udhë fantazisë dhe ku nuk e çojnë mendjen e njeriut të shkretë.

Inicialet IM dhe një fjali shpjeguese se bëhet fjalë për një njeri të niveleve të larta politike që rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën kur ka qenë student, e çojnë menjëherë mendjen e kujtdo tek emri i Ilir Metës, për arsyen e thjeshte se IM dhe në nivelet e larta të politikës nuk ka një tjetër të dytë përveç Ilir Metës apo Ilir Metajt që rezulton se janë i njejti person.

E menjëherë sa lajmi se Ilir Meta ish president na paskej qenë edhe ish spiun mbushi dhenë, i akuzuari Ilir Metaj, reagoi e madje me tone shumë nervoze e pothuaj në gjendje stresi u shpreh se spiuni nuk paskej qenë ai, por një tjetër IM!

Nëse lajmi me burim zyrtar Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit nuk është i vërtetë, pse shqetësohet kaq shumë Ilir Meta, përkatësisht Metaj?

Dhe përse kaq shumë nervozizëm nga të tijtë e Partisë së Lirisë që u turrën gjithandej nëpër ekrane për të na thënë që Ilir Meta nuk ka qenë spiun?

Gënjeshtra i ka këmbet e shkurtëra thotë populli, dhe e vërteta del shpejt. Nervozizmi, nxitimi e stresi në këtë rast nuk e ndihmojnë as IM-në dhe as të tijtë që të na bindin se ai nuk ka qenë spiun.

Pastaj, edhe nëse ka qenë ç’të keqe ka mo në fund të fundit? Në atë kohë ishte nder i madh dhe çdo spiun ishte edhe një i nderuar në shoqëri.

Por, nëse IM nuk ka qene vërtetë spiun, le të bëjë vetëm një veprim të thjeshtë administrativ; t’i drejtohet Autoritetit të Dosjeve duke plotësuar formularin sipas rregullit dhe e verteta del në shesh.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej