Pika e Këmbimit valutor “Mujaxhi” vjedh shtetin. Ja faktet

“Dollari” në Shkodër është një vend i mirënjohur për pisllëqe. DUke filluar nga pikat e këmbimit të kursit valutor që përveç se vjedhin shtetin organizojnë edhe një sërë punësh tjera të zeza. Por nuk mjafton vetëm kaq! “Te DOllari” gjen para me fajde, dokumenta të falsifikuara, spiunë me pagesë të vogël, veç dëshmi pagëzimi nuk kemi mundur të gjejmë, të paktën deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli.

Po nisim me vjedhjen e parë që i bëhet shtetit shqiptar nën hundën e “Inteleigjences Policore”. Ditën e djeshme këmbyem tek “Mujaxhi” 300 euro dhe kërkuam faturën tatimore sipas legjislacionit të shtetit shqiptar. Duke qenë një vend që qarkullon para të madhe, menduam se “inteligjenca policore” duhet të dije edhe sa cigare pijnë policët në orar të punës. Fatkqësisht pamë që pikat e këmbimit valutor nuk japin as faturë tatimore duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar.

Institucionet ligjzbatuese e kanë shumë të kollajtë të verifikojnë këtë vjedhje që po ndodh nën hundën e “inteligjences policore”. Secili dyqan ka kamerat e sigurisë, mjafton të verifikohen dhe të krahasohen me deklarimet ditore në sistemin Self Care të Tatimeve. Provat janë konkrete dhe ndërhyrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse./SHkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej