Pikëlloi zemrat e të gjithë shqiptarëve për bojkotin e fëmijëve, moderatorja fton në shtëpi nënë Viden, për natën e ndërrimit të viteve

Nënë Vide, e moshuara që pikëlloi zemrat e gjithë shqiptarëve muaj më parë sepse nëntë fëmijët e saj e kishin nxjerr në rrugë, e ka festuar natën e ndërrimit të viteve me juristen e njohur Eni Çobani.

Është vetë Çobani që ndan një video me nënë Viden, të cilën e kishte dhe në emision dhe provoi ta afronte me fëmijët, por ata nuk e donin. Juristja e ka ftuar të moshuarën ta kalojë natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e saj.

“Një natë e veçantë, për mua dhe familjen time. E ndava këtë darkë me nënë Viden, dhe pritëm së bashku vitin 2023. Lumturia e vërtetë nuk vjen duke arritur çdo gjë që do por vjen duke e ndarë atë me njerëzit që ke në zemër.

Ju uroj vetëm lumturi, sukses, begati në jetët tuaja dhe të shërbej ky moment për të reflektuar mbi uljet dhe ngritjet e 2022. Gëzuar 2023”, shkruan Eni Çobani.

https://www.instagram.com/enicobani/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3fb74075-82a3-410f-b467-2c2e1fab9bbb

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej