PL “ndez” motorët, Ilir Meta njofton datën dhe vendin e protestës së parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si dhe paralajmëroi ditën e djeshme ka njoftuar datën e protestës së radhës.

Në një konferencë për mediat, Meta ka bërë me dije se protesta do të mbahet pas një jave, pra më datën 13 shtator te Inceneratori i Tiranës në orën 18:00.

Ish-presidenti ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen dhe të bëhen bashkë kundër korrupsionit dhe krimit.

“Do të mbështesim ccdo protestë që bëjnë forcat politike, kundëër korrupsionit. Të martën që vjen protesta e pare tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetaret. Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshire të protestojnë”, tha Meta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej