Plagë të shumta në trup, arrestohet 30-vjeçari që masakroi me thikë nënën në Fier

Është arrestuar 30-vjeçari, i cili masakroi me thikë nënë e tij në Fier.

Rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, Donika Çobaj, 50 vjeçe.

30-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka sulmuar me thikë nënën e tij, e cila ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë.

Informacion shtesë

Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases Donika Çobaj, falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit Klaudio Çobaj, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej