Plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarët, policia tregon si ndodhi ngjarja në Shkodër, në kërkim 18-vjeçari

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 18-vjeçar plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej