Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së trefishtë mbrëmjen e djeshme në një lokal të Laprakës.
40-vjeçari Altin Mergjushi ishte në kërkim nga policia prej mbrëmjes së djeshme pasi qëlloi me thikë shtetasin italian Massimo Sorvillo, bashkëshorten e tij Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj Viktor Rrapollari.
Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike në Spitaline Traumës, pasi thika i ka preku zemrën.
Sakaq, dyshohet se shkak i plagosjes është bërë shkarkimi nga puna, pasi Mergjyshi punonte në kompaninë e shtetasit italian. Sipas dëshmitarëve, pak çaste përpara ngjarjes, ata kanë patur një debat të fortë verbal.