Plagosje me armë zjarri, arrestohet autori

Një person është plagosur me armë zjarri në Tepelenë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në malin e fshatit Matohasanaj ku një 30-vjeçar ka plagosur me pushkë një 59-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre.

“Në pranga u shtetasi B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej