“Plumbi ju vraftë”, kërcënohet familja Hoxha, Sara publikon mesazhin e frikshëm

Producentja e “Big Brother Vip”, Sara Hoxha, ka preferuar që këtë edicion të këtij formati të qëndronte sa më larg reagimeve.

Mirëpo, si duket Sarës i ka “ardhur në majë të hundës” me ndjekësit të cilët e kërcënojnë çdo dit në rrjetet sociale dhe ka zgjedhur që të ndajë ditën e sotme një prej tyre.

“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndnonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, plumbi ju vraft”, është mesazhi i frikshëm që i ka shkuar Sarës e cila e ndau dhe me fansat në “Instagram” ku krah së cilës ka theksuar se kjo është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhët ne kuadër të lojës, pra njerëzit nuk duhet ta marrin pranë zemrës.

“Gëzuar Ramazanin të githëve! Teksa vijmë në përfundimin e kërij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dheshmbshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, shkruan Sara Hoxha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej