Po afrohen zgjedhjet: në nëntor edhe 11 agjenci shtetërore hije me 9 mijë vende të reja pune

Sipas informacionit, agjencitë do krijohen formalisht e do të jenë në mbi-vendosje të strukturave pa asnjë produkt, thjeshtë vota në borderotë e sektorëve të arsimit, shëndetësisë, kadastrës, ujësjellësave, pyjeve, turizmit, mjedisit, të cilat do jenë në bordero, ndërkohë që prej muajit mars, kryeministri Edi Rama po mban rezervë edhe 12 mijë vende pune vakante, të cilat do t’i shpërndajë 2 muaj para zgjedhjeve lokale

Qëllimi, për të fituar zgjedhjet lokale edhe në vitin 2023, i ka futur “ethet” kryeministrit Edi Rama, i cili ka filluar të mendojë skenarët, se si mund ti mbledhë votat që i nevojiten.

Nuk ka frikë nga të mbeturit Sali Berisha e Ilir Metajt, por prej parashikimit të pritshëm,  që në këto zgjedhje do ketë bojkot edhe nga socialistët; do ketë firo nga goditjet prej skandaleve qeveritare e luftës së klaneve brenda PS, por dhe nga largimi i shumë votuesve në emigrim.

Një nga këto skenarë për grumbullim votash në bashkitë kryesore, është shtimi i vendeve të punës në administratën e shërbime publike, për të joshur familjet e varfëra me shumë votues, që nuk kanë anëtarë të punësuar në shtet.

Për të realizuar këtë skemë punësimi elektoral, kryeministri Edi Rama ka vendosur, që në  fund të muajit nëntor, të krijojë 11 agjenci të tjera nëpër ministri, në bashkitë e mëdha, në grupe 4-5 bashki të vogla dhe në grupe 3-4 inspektoriate e agjenci ekzistuese.

Plani i kryeministrit, është që në këto 11 agjenci të reja shtetërore, të punësohen mbi 9 mijë punonjës me paga ulëta e të mesme, për të joshur sa më shumë votues në zgjedhjet lokale.

Këtë plan, Edi Rama ia ka çuar ministreshës së Ekonomi-Financave Delina Ibrahimaj, për të siguruar projekt-buxhetin financiar shtesë, dhe planifikim- shpërndarjen e 9000 vendeve të reja të punës nëpër ministri, bashki, prefektura, kompani e agjenci shërbimesh shtetërore, por numri më i madh deri në 6000 persona, do jenë të rinj nëpër bashkitë e mëdha.

Sipas informacionit, agjencitë do krijohen formalisht e do jenë në mbi-vendosje të strukturave pa asnjë produkt, por shtesë emrash në borderotë e sektorëve të arsimit, shëndetësisë, kadastrës, ujësjellësave, pyjeve, turizmit, mjedisit dhe në administratat e ministrisë së Rinisë e Fëmijëve, Ministrisë së Sipërmarrje- Biznesit, Ministrisë së Shërbime- Standardeve etj.

Urdhër për sajim vendesh pune deri në muajt shkurt- mars 2023,  u është dhënë edhe kompanive të mëdha shtetërore “Shoqëri Anonime”, si KESH, OSHEE, OST, Albcontrol, Agjencia e Transportit Ajor,  porteve detare Durrës, Vlorë, Sarandë dhe ndërmarrjeve ku shteti ka aksione me privatët, të cilëve nuk u merr pjesën fitimit.

Përveç këtyre punësimeve fiktive  me 11 agjencitë e  reja fantazma që do krijohen brenda muajit nëntor 2022, kryeministri Edi Rama po mbanë rezervë dhe 12 mijë vende vakante nëpër ministri, bashki e institucione të tjera, të cilët do t’i ndajë 2 muaj para zgjedhjeve lokale./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej