Po hapte lokalin e tij, plagoset me thikë shqiptari në Itali

Një 42 vjeçar shqiptar është plagosur rëndë këtë të shtunë në Itali. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka qenë duke hapur lokalin e tij në Monteçhio Maggiore në momentin që është goditur dy herë me thikë.

Në media shkruhet se 42-vjeçari ka qenë duke hapur biznesin, ‘Seven Lounge bar’, kur pas tij është shfaqur një burrë, i cili dyshohet se është italian dhe e ka sulmuar.

Banakieri është goditur në krah, nga një goditje që i ka shpuar mushkëritë dhe në këmbë, në lartësinë e kofshës. Më pas sulmuesi u zhduk, duke humbur gjurmët.

Pavarësisht plagëve të rënda, operatori ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej