“Po i jepet licensa Olsi Ramës”, Rithemelimi kundër rihapjes së basteve; paralajmëron “kumarxhinjtë”

Vendimi i qeverisë shqiptare për të organizuar një dëgjesë publike për rikthimin e basteve sportive pas kërkesës së Komitetit Olimpik Shqiptar, ka ngjallur mjaft debate kohët e fundit.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka dënuar qëndrimet kontradiktore të Ramës, i cili ndryshe nga 2018-ta ku vendosi mbylljen e basteve – duke premtuar se “do t’u kthejmë grave burrat në familje”, dhe se kumari ishte i dënuar edhe në Kuran – sot pranuan se ato “lulëzuan” në të zezë dhe do konsiderojnë rikthimin e tyre online.

Sipas Kasos, dëgjesa e sotme publike ishte e turpshme dhe se Rama me ‘klanin e babëzisë’ po kthehen në “vendin e krimit” me këngën e një avazi të ri. PD paralajmëroi familjen Rama dhe “kumarxhinjtë”, se ora e llogarisë po afron.

“Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.  Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit.

Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri”, deklaroi ndër të tjera Kaso.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej