Po merrnin rreze në shezlongë, gomonia del nga deti në Jalë dhe përplas pushuesit

Një çift pushuesish në plazhin e Jalës janë përplasur nga një gomone. Paraprakisht bëhet me dije se ata kanë qenë në breg kur janë përplasur nga mjeti lundrues që po dilte nga uji dhe për pasojë një prej tyre ndodhen në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.20, teksa gomonia ka qenë duke dalë nga deti, për t’u ankoruar në breg. Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg duke përplasur shtetasin A.S 31 vjeç dhe një vajzë, E.GJ 25 vjeçe.

Dy të rinjtë kanë qenë në shezlongët e tyre duke marrë rreze kur gomonia gjatë tentativës për të dalë në breg, i ka përplasur.

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke  dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Vlorës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej