Po punonte për bukën e gojës, ndërron jetë në Itali emigranti shqiptar, la jetimë dy fëmijë (EMRI)

Një shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme ne shtetin fqinj, Itali, teksa po rregullonte një tub uji në një dyqan.

Mësohet se viktima është 56-vjeçari Zaim Jacaj, babai i dy fëmijëve. Sipas mediave Italiane, Jacaj ka rënë nga shkallët tre ditë më parë, ku me pas është dërguar në spitalin e “Santa Maria della Misericordia”  dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Lidhur me ndarjen nga jeta të shqiptarit ka reaguar edhe këshilltarja bashkiake e Ospedalicchio Claudia Travicelli e cila i shprehu ngushëllimet më të përzemërta familjarëve të 56-vjeçarit.

“Pas gjithë detyrimeve ritual ai do të varroset në Shqipëri, vendi i tij që e pa të largohej si emigrant po vajton sot për të bashkë me fshatin Palazzo, miq e të njohur janë pranë familjes së tij në këtë moment të  vështirë”, deklaroi Claudia Travicelli

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej