Ky është një rast dhune i një oficeri policie ndaj një të riu në Pogradec. Në pamje shfaqet një oficer policie, Gjergji Riza, i cili dhunon një qytetar të identifikuar si Ervin Norolla duke e goditur në ambjentet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese.
Siç duket edhe nga pamjet Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun me shpulla e shkelma dhe e ka kapur për fyti. Nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Burime nga policia bëjnë me dije se oficeri Gjergji Riza prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai ishte transferuar nga Komisariati i Pogardecit në DVP Korçë. Oficeri ka kërkuar të dalë në kemp, kërkesë e cila ende nuk ishte miratuar.
Riza mësohet se prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar nga Komisariati i Pogradecit në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Oficeri i policisë ka kërkuar një kemp, kërkesë e cila ende nuk është miratuar.