Policia arreston dy të rinj me pistoletë, njëri prej tyre ishte me arrest shtëpie

Dy persona janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” dhe ato të Komisariatit Nr.2 në Tiranë, të cilët u kapën duke udhëtuar me makinë.

Në pranga kanë rënë A.A. 21 vjeç nga Fieri dhe A.B. 21 vjeç nga Tirana. Në bagazhin e makinës së tyre “Volkswagen Golf” u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Gjithashtu, 21-vjeçari me iniciale A.A. kishte shkelur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi kishte dalë nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej