Policia i “zbërthen” bagazhin 49-vjeçarit në Rinas, shtanget nga ajo që gjen

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një 49-vjeçar pasi në bagazh kishte një shumë të konsiderueshme parash të pa deklaruara.

Sipas njoftimit të uniformave blu, mësohet se në bagazhet e shtetasit J.M, janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., H. B., dhe E. N., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Rinas

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje  kanë kaluar për kontroll të detajuar  bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit  të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur   dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve  shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.  Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., H. B., dhe E. N., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej