Policia kontrolle të befasishme, arrestohet një person që dyshohet si pjesëmarrës në një atentat

Një aksion nga Forcat Operacionale është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Burime për media bëjnë me dije se si rezultat i këtij operacioni të befasishëm policia ka arrestuar një person.

Nuk dihet ende emri i personit në fjalë, por raportohet për një person të dyshuar si pjesëmarrës në një atentat të ndodhur kohë më parë.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një informacion zyrtar, ku do të jepen më shumë detaje për këtë operacion të zhvilluar në Elbasan.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme gjithashtu një operacion “blic” u zhvillua edhe në Tiranë, por nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej