Policja greke vdes në spitalin e Korçës, zbardhen dyshimet e para

Një efektive e FRONTEX, me origjinë nga Greqia ka ndërruar jetë në Spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve 45-vjeçarja me inicialet O.K prej kohësh punonte në vëzhgimin e kufijve shqiptarë si pjesë e forcave partnere.

Ndërkohë burime të konfirmuara bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një vdekje natyrore. Sipas tyre efektivja 45 vjeçare vuante nga një sëmundje e pashërueshme, për te cilën pas krizave është transportuar në spital, aty ku dhe ndërroi jetë. Ajo më herët i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e Korçës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej