Porti i Durrësi, Balluku: Alabbar i shqetësuar nga reagimet e opozitës, janë sqaruar

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëkohësisht zv.kryeministre, Belinda Balluku tha se ka pasur një shqetësim nga ana e biznesmenit Mohamed Alabbar për reagimet e opozitës në lidhje me zhvillimin e projektit të Portit të Durrësit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo është shprehur se kanë marrë telefonata nga stafi i Alabbar për mënyrën se si janë etiketuar nga deputetët demokratë.

Ndër të tjera ajo tha se në lidhje me reagimet e opozitës është sqaruar biznesmeni dhe stafi i tij, dërsa ka shtuar se këto të fundit kanë nisur punën për projektin.

“Ka pasur një shqetësim të shprehur prej tij. Në ditët e para kur ndodheshim në fazën e komisioneve, reagimi i deputetëve të opozitës në komision, padyshim e ka shqetësuar kompaninë “Eagle Hill”. Kemi marrë dhe telefonata  nga ana e tyre që shprehnin pakënaqësitë për mënyrën se si janë etiketuar. Ata po monitorojnë të gjithë ecurinë. Sot si Alabbar dhe pjesëtarë të tjerë të kompanisë janë sqaruar. Janë duke punuar fuqishëm sigurisht duke pritur të gjitha afatet kohore të zbardhjes së vendimit dhe të aprovimit në rast se kjo do të ndodh presidenti”- u shpreh Balluku.

Ministrja deklaroi se ka pasur shumë kërkesa nga shqiptarët e diasporës që të jenë pjesë e këtij projekti, pra për të blerë prona.

“Ka pasur një ‘boom’  kërkesash që i vijnë nga shqiptarët e diasporës që kërkojnë  të jenë pjesë e këtij projekti për të blerë prona në këtë projekt”- përfundoi ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej