Pozitiviteti toksik i Benet Becit

Fushata e socialisteve ne Shkoder ka perdorur sloganet e nje fushate pozitiviste te rrejshme.
Pas hashtagut #shkodrapozitive dhe levdatave “Shkodra asht dashni” fshihet mentaliteti qeverises i Rames,
ne menyren me te distiluar.
Ja pse:
1 – U hap dengu i investimeve.
Benet Beci vjen ne Shkoder me premtimin se me ne fund bashkia e Shkodres do marre investimet e munguara nga qeverisja qendrore, e cila e ka trajtuar si nje shtojce te tepert apo nje province rebele qe duhet te “piqet ne yndyren e vet” derisa te nenshtrohet.
Mirepo premtimet dhe imazhet 3D te ofruara nga Benet Beci kane nje insinuate antidemokratike dhe brutale nga mbrapa:
– Po nuk na votuat ne, nuk do merrni asnje lek!
Ky eshte mentaliteti i Shqiperise 2030 dhe i nje vendi qe ka hapur negociatat me BE?
Apo mentaliteti tribal i nje autokrati qe mesjeten nuk e ka larguar dot kurre nga mendja pavaresisht se eshte ekspozuar ndaj aromes se Europes?
2 – Teknicieni.
Benet Beci po propagandohet ne opinionin publik si nje njeri i cili nuk e ka qejf shume politiken, nje “teknicien”.
Mjerisht ky “teknicien” nuk ka shkelqyer as ne ndonje fushe te teknikes inxhinierike, as te neurokirurgjise e as te informatikes se avancuar.
Ky eshte i afte vetem te beje tendera.
“Teknicieni” ka ne kete rast insinuaten e dyfishte: nga nje ane do te thote se eshte hajdut i madh dhe “specialist” i perqindjeve, nga ana tjeter qe ky nuk sheh shume perkatesine politike por ofron te “punoje” me kedo.
Ne kete menyre Rama i flet nen-barkut te administrates, ju thote atyre qe mos u frikesoni se privilegjet do i ruani dhe cdo gje do funksionoje ne te njejten menyre.
3 – Bamiresi.
E gjithe fushata “pozitivise” eshte perqendruar tek “nderet” qe ky bamires i madh paska bere. Dike e ka ndihmuar ne nje moment te dobet, dike e ka ndihmuar me pune, dike e ka shpetuar nga nje problem shendetesor.
Pyetja eshte: Me parate e kujt i ka bere keto ndere ky Babagjysh i Vitit te Ri?
A eshte ai valle nje biznesmen i suksesshem?
Cili eshte produkti qe ai ka hedhur ne treg?
Cilin I-Phone ka prodhuar ky?
4 – Kriminaliteti.
Sigurisht qe Rama nuk do depertonte dot kurre ne bastionin e veriut pa perdorur bandat kriminale Doshi & co, te cilat jane te afta te blejne ose te intimidojne fshatra te tera te harruara.
Dhe ky eshte ofendimi i dyfishte mbi vlerat dhe normat e nje shoqerie: banditi qe ben ndere pushon se qeni nje person i papranuar nga shoqeria dhe ulet ne tryezen e pushtetit, duke u bere madje njeri i nderuar dhe i admiruar.
A nuk tenton valle edhe Cosa Nostra te imponohet si nje forme alternative e pushtetit dhe te “ndaje gjyq” mbi te miren dhe te keqen?
Ironia e te gjitha ketyre eshte se po thuhen diten per diell dhe me ze te plote, ndryshe nga kohet e meparshme ku presioni behej me gjysem zeri neper skutat e shit-blerjes se votes.
Sot autokrati e thote shqeto: Votoni kandidatin tim te korruptuar, se ky te mbaron pune. E po nuk e votuat ate nuk merrni asgje nga buxheti i shtetit, i cili me perket mua.
Kjo tregon shume jo vetem per degradimin e demokracise, por per normalizimin e se keqes si menyre jetese ne Shqiperi.
Pak rendesi ka nese Shkodra i dorezohet rrethimit.
Eshte e gjithe Shqiperia qe duhet te shohe veten ne pasqyre, edhe tek Shkodra./Lolita

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej