Prag fushate, “ndizet loja” në bashkinë Vau Dejës, ja lëvizjet e fundit

Nafta pa akcizë kthehet në objekt përplasjesh, akuzash e padish në bashkinë Vau Dejës. Pasi përfundoi i paditur në prokurori nga fermerët, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani gjatë një prononcimi për mediat, tha se bashkia nuk ka lidhje me këtë pjesë, Padia sipas tij vjen si rezultat i sulmeve që janë bërë në këtë bashki prej marrjes së detyrës, të gjitha të orkestruara nga ish kryetari i bashkisë, sot deputet i PD në kuvendin e Shqipërisë Zef Hila me njerëzit e tij të afërt. “

Bashkia nuk ka lidhje me këtë pjesë. Padia vjen si rezultat i shumë sulmeve që janë bërë në këtë bashki. 1 person që kërkon të bëjë familjen e tij kriminele për të qëndruar kryetar bashkie më duket e turpshme. Fermerët nuk janë ato 6 persona që kanë firmosur padinë. Ato i ka detyruar ai që ka qenë në karriken e kryetarit dhe kërkon të ulet përsëri. I kanë mbetur ato 6 – 7 persona, që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Mendoj që nuk është e nevojshme të futesh kokën në rërë si struci dhe të lësh b*thët jashtë.” Më tej, Babani ironizoi edhe Partinë Demokratike kur thotë: “Nuk fitohen votat në këtë formë. Më vjen keq për PD pasi kemi qenë votues të PD për 20 vite me radhë dhe me vjen turp nga vetja se çfarë personash kemi ushqyer sot. PD do të jetë e turpshme në zgjedhjet e ardhshme. Ky është turpi i PD, kjo është për të shpërbërë PD-në.”

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej