Pranga efektivit në Tiranë, me makinë me xhama të zinj dhe drogë i iku postbllokut dhe ofendoi kolegët

Një efektiv i policisë rrugore është arrestuar në Tiranë pasi i është gjetur një sasi kanabisi.

Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor, kur efektivi Renato Feri u pikas nga kolegët e tij duke ecur me shpejtësi tej normave me një makinë me xhama të zinj në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Në vend që të ndalonte, polici ka rritur shpejtësinë duke u larguar prej postbllokut. Por pak çaste më pas ka ndaluar mjetin dhe ka nisur të ofendojë kolegët e tij.

Mësohet se Renato është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Renato Feri është përjashtuar tashmë nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë si dhe posedim i lëndëve narkotike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej