Prapaskenat në kupolën e policisë: Pse s’e dha dorëheqjen Gledis Nano!

Po kush është në të vërtetë ministri i Brendshëm?

-Edi Rama! Dhe me këtë e ka konfliktin jo vetëm Gledis Nano që nuk pranoi dorëheqjen, por edhe ambasada amerikane që e mbrojti fort Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

72 orëshi i sherrit të Gledis Nanos me Blendi Cuçin ka qenë mjaft intensiv dhe interesant, aq sa mësohet se e ka shfazuar Edi Ramën, i cili dje në drekë shpërndau “fermanin” për shkarkimin e tij.

I pari që e dha këtë lajm “zyrtarisht” ishte Baton Haxhiu, i cili e shkroi shkarkimin e Gledis Nanos, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në ambasadën amerikane…

Të terrorizuar se ka dorëzuar materiale kompromentuese për bashkëpunimin e politikës së lartë me grupet kriminale; Edi Rama thirri në skenë Ardi Veliun, i cili sipas gjasave edhe ai do të jetë një nga të hetuarit e SPAK në ditët që vijnë.

Ndërkaq, nga burime diplomatike bëhet e ditur, se ka qenë pikërisht ambasada amerikane, e cila ka bindur Gledis Nanon të largohet nga kreu i Policisë, edhe pse ai ka mbi dy muaj nën presion nga Bledi Çuçi, e si rezultat nuk kanë pasur asnjë komunikim.

Siç mësohet, Nano ka arritur të grumbullojë një material të bollshëm për situatën jo vetëm në Policinë e Shtetit, por edhe marrëdhënien e politikës me krimin. E për këtë ai ka referuar edhe gjatë vizitës që zhvilloi një muaj më parë në Uashington, në zyrat e FBI-së.

Nuk është aspak rastësi që në SHBA ishin thuajse paralelisht Arben Kraja, kreu i SPAK dhe Gledis Nano, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili mësohet se ka folur pa dorashka lidhur me panoramën që sundon në forcat e rendit.

Nano, ka bërë të ditur se lëvizja e drejtorëve nuk është në varësinë e tij, por  të ministrit të Brendshëm. Nga 12 drejtorët e policive, Nanos i janë miratuar vetëm dy oficerë me shumë përvojë në qarqe problematike, tek të cilët ai ka ka pasur besim të plotë dhe që në fund kanë qenë pikëkrisht ata që kanë përmbushur pritshërinë e tij. Ndërkaq, në qarqet e tjera, emërimi ka ardhur nga ministri, i sili sipas të gjitha gjasave i ka marrë nga Rama.

Në situatën aktuale të policisë së Shtetit, normalisht që peshën e përgjegjësinë kryesore e ka kreu i saj, por infeksioni apo kanceri që ka pllakosur uniformat blu, nuk është i ri, por edhe nuk se është luftuar nga Nano me ndonjë plan apo strategji të veçantë.

Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri, lëvizin sipas konjukturave politike, ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera të Perëndimit, ata janë kryesisht figura të rëndësishme që punonjë me 5-6 ministra.

Drejtorët e Policive në qarqe që nga koha e Fatos Nanos emërohen me vendim kryeministri, ndërkohë që shefat e komisariatit janë nomenklaturë e ministrit. E kështu nga pjesë të klaneve politike e krahinore, krerët e policive nisën të jenë pasqyrim i aleancave të politikës, biznesit dhe grupeve kriminale.

Realisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka vetëm fuqi propozuese apo konsultuese. Gjithsesi, duhet thënë se edhe pse Nano është një staturë ku e ku më e civilizuar se injoranti Ardi Veliu, nuk se e shkundi policinë dhe strukturat e saj. Megjithatë mësohet, se Gledis Nano, ka grumbulluar një material shumë të rëndësishëm për rolin e një lobi 30 vjeçar të policisë së Shtetit që ka mbijetuar si pasojë e aleancave mes policinë e krimit. Nuk është aspak rastësi që edhe ai që po komandohet në vend të Nanos, ashtu edhe ai që pritet të emërohet janë pjesë e grupit “Çiftelia”.

Megjithatë, siguria publike, policia e lidhur me krimin apo mospasja e një strategjie për të luftuar grupet kriminale, janë pjesë e politikës që hartohet nga ministri, madje edhe më lart, është vullnet politik i Kryeministrit dhe mazhorancës qeverisëse. Në këtë rast, dy rrugë janë; ose duhet të largohet Bledi Çuçi si i dështuar në këtë pikë, ose Edi Rama. Por ky i fundit, me arrogancë i dha një mandat të ri Çuçit, edhe pse kur u vu në krye të ministrisë së Brendshme ishte thjesht një i komanduar. E i tillë është edhe aktualisht. Po kush është ministri? Edi Rama! Dhe me këtë e ka konfliktin jo vetëm Gledis Nano që nuk pranoi dorëheqjen, por edhe ambasada amerikane që e mbrojti fort Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej