Prej një kohe të gjatë këngëtarja Çiljeta Xhilaga është shkëputur nga muzika dhe ka vendosur të shijojë kohë me familjen e saj.
Çiljeta pak kohë më parë nisi dhe një biznes të sajin, ku hapi një dyqan i cili ofronte shërbime të ndryshme estetike për femrat, e ndërsa së fundmi na ka befasuar të gjithëve me vendimin e saj.Ajo ka vendosur që t’i rikthehet shkollës si studente në Universitetin e Drejtësisë, në degën e Kriminologjisë, teksa pamjet i ka ndarë në “Instastory”.