Institucioni i Presidentit të Republikës ka hapur ditë më parë një tender me vlerë mbi 4 milionë lekë të vjetra, për dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim të godinës dhe ambienteve përreth. Më datë 21 gusht procedura është mbyllur dhe është shpallur fituesi.
Referuar dokumenteve, fitues është shpallur subjekti Klodjan Trimi me vlerë 346,000 lekë të reja.
Në sy bien dhe dy kërkesat e fundit që ka parashtruar institucioni i Kreut të Shtetit, për 40 kurthe për brejtësit (minjtë) dhe 40 ngjitëse kundër tyre.
Shërbimi i kërkuar njoftohet për periudhën “viti 2023”, ndërkohë që fituesit i kërkohet që dy ditë nga shpallja e tij, të kryhet shërbimi i kërkuar. Duke qenë se nuk ka njoftim as për anulim dhe as për pezullim, ky shërbim i bie të jetë ofruar sepse fituesi është shpallur më 21 gusht.