Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Gjeneral Brigade, Arben Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Deri në këtë moment, Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore ndërkohë që më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Gjithashtu bëhet me dije se Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Shqipërisë në Rumani.
Më herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.
Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University.