Priten lëvizje në drejtoritë e kontrolluara nga PS Shkodër

Nje faze e re levizjesh ne disa drejtori te Shkodres ka nisur te projektohet qe tani per ne vjeshte. E gjitha kjo pritet te vije si refletim i ndryshimeve qe ndodhen ne partine socialiste, ku tashme quhet i perfunduar procesi i ristrukturimit, pasi jane mesuar emrat e kryetareve te rinj.

Keto te fundit duan te tregojne qenien e tyre dhe prandaj ne bashkepunim me koordinatoren politike per qarkun kane nisur te hedhin zarat se kush eshte emri i duhur per ti sherbyer partise per fushaten zgjedhore te 2023. Peshen kryesore do ta mbaje Shkodra por ne kete pjese te tortes do te perfshihen edhe Malesia e Madhe e Vau Dejesi.

Debatet me te forta po ndodhin per emrat sepse nje pjese e atyre qe aktualisht gezojne poste e madje edhe prej 8 vitesh, nuk jane te preferuarit e njerit apo tjetrit kryetar. Megjithate veshtiresite per ti zevendesuar me emra te tjere po lind tek preferencat e ministrave, pasi nje pjese e tyre i kane gjetur lidhjet lart ne Tirane me drejtoret e pergjithshem, e keshtu as nderhyrja e koordinatores politike nuk ka dhene efekt.

Kjo ka hapur nje front te ri konfliktesh qe duket se do te shperthejne edhe me shume shtator kur te kete ikur e nxira e plazhit dhe te nis fresku i vjeshtes. Deri atehere do te kene rrjedhur edhe ujra te paster nga ndotja qe ka krijuar lufta e deritanishme dhe hatermbetjet mes paleve./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej