Propozimi/ Divorcet jo më në gjykata, martesat mund të zgjidhen te noterët

Divorcet mund të zgjidhen te noteri, pa vajtur në gjykata. Janë vetë noterët që kanë propozuar një draft, që sipas tyre zgjidh çështjen e stokut në gjykata duke qenë se dosjet janë të shumta. Procedurat në gjykata marrin shumë kohë dhe noterët kërkojnë që të jenë ata zyrat ku mund të zgjidhen divorcet.

Për këtë propozim, thuhet se është marrë shembull nga vende të tjera përfshirë Greqinë, Spanjën, Letoni, Rumani ku zgjidhja e martesës bëhet te noteri.

Nëse bashkëshortët kanë rënë dakord për zgjidhjen e martesës, duhet të bëhet një akt noterial dhe të depozitohet në gjendjen civile. Nëse ata bien dakord që fëmijët tu lihen për rritje dhe edukim njërit prind dhe detyrimi ushqimor prindit tjetër, atëherë të caktohet nga noteri një psikolog dhe pasi të merret raporti i përgatitur prej tij, ti bashkëlidhet aktit përkatës. Natyrisht që në çdo kohë nëse prindi tjetër nuk është dakord me këtë mënyrë mund të kërkojë në gjykatë në çdo kohë heqjen e përgjegjësisë prindërore“, thuhet në draft propozim.

Sipas draftit, një divorc në gjykatë merr shumë kohë që shkon nga 28 ditë në 207 ditë,  gjë që mund të nxisë edhe konflikte mes familjeve, pasi palët nuk mund të marrin asnjë vendim si marrja e një kredie, blerja e një pasurie në emër personal.

Nga analiza e një sërë vendimesh gjyqësore ka rezultuar se kohëzgjatja e një procesi gjyqësor civil familjar për zgjidhjen e martesës me pëlqim reciprok varion nga 28 ditë në 207 ditë, me një mesatare prej 108 ditë/çështje, pra një periudhë kjo më tepër sesa 3 muaj, pa përfshirë këtu periudhën  që vendimi të marrë formë të prerë. Vonesa të tilla shtojnë edhe konfliktet brenda familjes dhe pengojnë edhe zhvillimin ekonomik sepse asnjë nga bashkëshortët nuk mund të blejë një pasuri në emrin e tij vetjak sepse hyn edhe bashkëshorti, nuk merr dot një kredi individuale sepse shënohet bashkë-kredimarrës dhe dorëzanës bashkëshorti, etj“, vijon propozimi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej