Protesta e PD, policia blindon rrugët me postblloqe

Opozita proteston pasdreke ne kryeqytet. Nga e gjithe Shqiperia pritet qe te kete protestues qe i bashkohen ketij tubimi kunder qeverise Rama. Per te parandaluar cdo situate te paprecedent dhe perfshirjen ne proteste te elementeve kriminal apo personave me precedent penal, policia ka hartuar nje plan te detajuar masash specifike sipas qyteteve.

Sa i perket Shkodres, burime per Shkodranews bejne me dije se qe prej oreve te drekes kur do te filloje nisja e protestuesve drejt Tiranes, jane percaktuar pikat e kontrollit.

Nje patrulle do te vendoset ne rrugen Shkoder – Koplik per protestuesit e Malesise se Madhe, patrulla tjeter do te jete e vendosur ne kufirin mes Shkodres dhe Lezhes, ku edhe aty do te kryhet nje verifikim i detajuar i te gjithe atyre qe levizin me mjete personale apo edhe ne menyre te organizuar.

Gjithashtu i gjithe reparti i forcave te nderhyrjes se shpejte te Shkodres zhvendoset ne Tirane per te qene ne gatishmeri per nderhyrje perballe cdo situate te paprecedent. Policia e Shkodres ka barren te filtroje te gjithe protestuesit e 5 bashkive te qarkut qe dalin nga territori i saj, ato te Shkodres, Malesise se Madhe, Puke, Fushe Arrez dhe Vau Dejesin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej